.:: (( HacK - TeaM ©™ )) ::. - SPORT - LAJMET
Portali | Registrohu | Identifikohu -->> Translate this page to English Language <<-- | RSS
Menu

Forum

Radio Shqip

Berlusconi: Kam besim te Leonardo dhe Ronaldinho ===== Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, thotë se ai ka besim trajneri i rosonerëve, Leonardo, dhe te mesfushori Ronaldinho. Milani pësoi një humbje të turpshme ndaj Interit me rezultat 4-0 vikendin e kaluar, por kjo nuk i pengon trajnerit Leonardo të ketë besimin e presidentit Berlusconi. “Kam besim te Leonardo. Ai është trajner i ri, andaj ka nevojë për një kohë më të gjatë”, ka thënë Berlusconi. Kryeministri italian ka besim edhe në Ronaldinhon, i cili është larg formës të cilën e pati me Barcelonën. “Sa i përket Ronaldinhos, ai mund ta çoje ekipin drejt fitoreve”. ====================================================== Ribery: Nuk ka marrëveshje me Realin ===== Mesfushori francez Frank Ribery, ka mohuar se tashmë ka një marrëveshje në mes të Real Madridit dhe Bayern Munichut për një transferim të tij te klubi mbretëror në verën e ardhshme, megjithatë nuk e fsheh dëshiron për të luajtur në Spanjë. “Marrëveshje në mes të Bayern dhe Real Madrid? Jo, e mohoj këtë. Kjo është gënjeshtër. Absolutisht nuk ka kurrfarë marrëveshje”, ka thënë Ribery në një intervistë për France Football. “Personat zyrtarë të Bayernit nuk më kanë ofruar vazhdim të kontratës. Ndoshta mund të bisedojmë. Kurrë nuk i kam mbyllur dyert për askënd. Dëshira ime është të transferohem në Spanjë. Një ditë do të luaj në Primera Division”, ka shtuar francezi. ====================================================== Grosso i tejkënaqur për kalimin te Juve ===== Fabio Grosso ka nënshkruar për Juventusin në ditën e fundit të afatit kalimtar, ndërsa mbrojtësi italian është shprehur mjaft i kënaqur për arritjen e marrëveshjes. “Jam shumë i kënaqur, sepse kjo është ajo që kam dashur qe një kohë të gjatë”. “Arritja e këtij qëllimi është shumë entuziazmues, dhe mezi po pres që të takohem me bashkëlojtarët e mi javën e ardhshme”. “Është normale që kur vjen në një skuadër si kjo, qëllimi është që të fitohet gjithçka. Prandaj shpresoj që ta arrij një gjë të tillë këtu”, ka thënë Grosso për “Sky Sports”. ====================================================== Zyrtare: Monaco nënshkruan me Gudjohnsen ==== Klubi francez Monaco ka kompletuar nënshkrimin me sulmuesin e Barcelonës, Eidur Gudjohnsen. Islandezi një kohë të gjatë është lidhur me largim nga Camp Nou, pasi shprehu pakënaqësinë për rolin e tij periferik në klubin spanjoll, por kjo ndodhi vetëm në minutat e fundit të afatit kalimtar. Gudjohnsen tash ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me Monacon, ku ai do të mbajë fanellën me numër nëntë. Nënshkrimi i Gudjohnsen i jep fund kërkesave të Monacos për një sulmues, pasi oferta për Steve Savidan dështoi. Edhe pse ai kishte edhe një vit kontratë me Barcelonën, transferimi i tij nuk i ka kushtuar asnjë harxhim Monacos. ====================================================== Ibrahimovic shënon në fitoren e Barcelonës === Kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona, e ka filluar me fitore garën për mbrojtjen e titullit, derisa mposhti me rezultat të thellë prej 3-0 ekipin e Sporting Gijon në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou. Dy gola për blaugranët erdhën në pjesën e parë të ndeshjes, i pari me anë të sulmuesit Bojan Krkiv në minutën e 18-të të lojës, ndërsa i dyti me anë të Seydou Keita, tre minuta para fundit të pjesës së parë. Fitoren për Barcelonën e vulosi përforcimi më i shtrenjtë i verës për këtë klub, Zlatan Ibrahimovic, tetë minuta para fundit të kohës së rregullt. Ky ishte goli i parë i suedezit me ekipin spanjoll. Ndeshja e ardhshme e Barcelonës në La Liga është ajo kundër Getafe në fushë mysafire. ====================================================== Terry arrin marrëveshje të re me Chelsean ===== Mbrojtësi anglez John Terry raportohet se ka arritur marrëveshje të re me Chelsean, e cila do t’i sjellë atij 50 milionë funte gjatë pesë viteve të ardhshme. Sipas Sunday Mirror, Terry është pajtuar të nënshkruajë marrëveshje pesëvjeçare, nga e cila do të përfitojë plot 170 mijë funte në javë, duke u bërë lojtari më i paguar në klub. Kontrata e tashme e Terryt ka edhe tre vite dhe i sjell atij 140 mijë funte në javë. Kapiteni i bluve dhe i kombëtares së Anglisë ishte cak i verës i Manchester Cityt. ====================================================== Mourinho: Pa Ibran edhe më të fortë === Në bazë të fjalëve të Jose Mourinhos, duket që Interi nuk është përmalluar shumë për Zlatan Ibrahimovicin. Pas fitores në Superkupën e Evropës, sulmuesi i Barcelonës kishte deklaruar se Interi do të jetë gjithmonë në zemrën e tij. Mirëpo pas fitore së të shtunës mbrëma kundër Milanit, Mourinho është shprehur se është i lumtur që Ibra është larguar. “Tash kemi potencial më të madhe edhe pa Ibran. Jemi më të baraspeshuar. Pa Zlatanin do të bëhemi një ekip më i mirë futbollisitk”, ka thënë portugezi për “Tuttosport”. ====================================================== Ancelotti kërkon nga Chelsea ta mbajë formën ===== Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka kërkuar nga ekipi i tij që ta mbajë formën momentale duke shijuar një fillim të përsosur të sezonit të ri. Blutë kanë fituar katër ndeshje në katër takimet e para në Ligën Premier duke kryesuar në tabelë me pikë të barabarta me Tottenhamin. “Kemi dëshmuar se mund të adaptohemi në sisteme dhe forma të ndryshme me lëvizje inteligjente dhe jam i kënaqur që lojtarët e mi sulmues kanë treguar se mund të lëvizin nëpër fushë pavarësisht sistemit të lojës që luajmë”. “Jam i lumtur sepse treguam lojë të mirë në fushë. Duhet ta ruajmë këtë moment”, është shprehur ish-trajneri i Milanit. ====================================================== Ronaldo i kënaqur me golin ==== Ylli i ri i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është i lumtur që ka qenë në listën e shënuesve në fitoren 3-2 ndaj Deportivo La Coruna. “Është një ndjenjë shumë e mirë. Gjithmonë është e rëndësishme të fitosh në ndeshjen e parë në ligë. Jam i lumtur që ekipi është i fuqishëm”, ka thënë Ronaldo, i cili shënoi golin e dytë të Realit nga penaltia. “Ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi. Kemi gjëra të mira dhe jo të mira dhe duhet të bëhemi edhe më të mirë. Ndeshja e parë gjithmonë është e vështirë, por do të vazhdojmë gradualisht të përmirësohemi. Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë dhe ne fituam”, ka shtuar portugezi. ====================================================== BUFFON: ISHA AFËR LARGIMIT NGA JUVENTUS! === Portiere Italian i cili cilësohet si portieri më i mirë në botë, thotë se ishte shumë afër largimit nga klubi, me të cilin ai u ngrit në karrierën e tij në futboll. ”Kishte shume zëra rreth te ardhmes time, por asgjë e vërtete”. “Shume thonin qe do largohesha nga Juventus dhe do vazhdoja karrierën jashtë Italise. Disa te tjerë thonin se unë dhe Alena do ndaheshim. Për një moment mendova se donin te me largonin, por me pas kuptova se gabohesha”. Këto janë fjalët e Gigi Buffon qe shprehin shume gjera, shume hipoteza dhe shume vështirësi ne zgjedhjen qe beri nr 1 i portës bardhezi dhe përfaqësueses italiane. Këto deklarata portieri italian i bëri gjatë nje interviste ku ai tregon tere prapaskenat e karrierës se tij, sidomos periudhës se tetorit, ku për te flitej se largimi ishte pothuajse i sigurte. ====================================================== MORINHO : SNEIJDERI KOMPLETON SKUADREN TIME === Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka lëvduar transferimin e Wesley Sneijderit nga Real Madridi. "Sneijderi kompleton skuadrën time. Kam kërkuar një mbrojtës, një mesfushor, një mesfushor ofanziv (‘trequartista’) dhe një sulmues, ndërsa i kam siguruar të gjithë. Tani jemi të kompletuar”, u ka thënë Mourinho gazetarëve. Për më shumë portugezi ka thënë se do të dëshironte që Sneijder të vinte më herët, ashtu që të ishte më i përgatitur, si do që të jetë, tani ai e konsideron skuadrën e tij “të re dhe një skuadër me potencial”. Mourinho ka thënë edhe disa fjalë për derbin e të shtunës kundër Milanit. “Gjithmonë kam thënë se Milani është një ekip i madh. Unë jam një nga të paktit që nuk jam rosoner dhe që them se ata janë të fuqishëm. Ndeshja kundër Sienas e dëshmon këtë”, ka shtuar portugezi. ======================================
Kyqu
E-maili
fjalëkalimi
KërKo

Online

Vizitort në web 1
Vizitor: 1
Antar: 0
Vizitor's

Marketing

PhotoShop Online
Calendar

«  mars 2010  »
DiMaMeEjPrSh
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031
 
 
 
 
 
 
 

.:: (( Hack - TeaM )) ::.  Staff                                          Copyright  ©  2010

                                                                                                      Site created in uCoz system